Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot krah banorëve të zonës së Astirit banesat dhe subjektet e të cilëve do prishen si pjesë e projektit të Unazës së Madhe.
“Është fati i mbi 2 mijë banorëve të cilëve e keqja ju ka trokitur në derë. E kam ndjekur përmes rrjeteve sociale dhe deputetëve të mi. Jam ndjerë i shokuar por jo aq sa sot kur u ballafaqova me dramën e këtyre njerëzve. Po persekutohen dhe vihen në një persion të madh psikologjik”
Basha kishte dhe një thirrje për të gjithë qytetarët: Mos prisni tju vijë e keqja në pragun e shtëpisë ejani këtu. Mbështesni këta banorë. Gjithçka është shkelur. Nuk ka asgjë të ligjshme. Kryeminsitri, shteti e ministrat kamë shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshe është protesta e këtyre banorëve











