Një 34 vjeçar shqiptar, shoferi i autobusit Sarandë-Athinë, është arrestuar nga policia greke, pasi brenda mjetit që drejtonte është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabisi.
Policia greke bën me dije se droga prej 98 kg ishte e ndarë në dy çanta udhëtimi dhe ndodhej në zonën e bagazhit të autobusit.
Ai u arrestua natën vonë (7 nëntor) në autostradën Kakavijë-Janinë. Policia greke sqaron gjithashtu se lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako të papërpuanra.
Përveç drogës, janë sekuestruar edhe 950 euro dhe dy dollarë amerikanë, një licencë dhe dy telefona celularë.











