Një përplasje mes Blendi Fevziut dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka ndodhi gjatë emisionit Opinion, mbrëmjen e djeshme.
Shkak bërë fikja e mikrofonit për deputetin demokrat gjatë kohës që po debatonte me një të ftuar tjetër.
Flamur Noka e ka quajtur të padrejtë këtë veprim, duke e akuzuar Blendin se po i mbyllte mikrofonin opozitës dhe se i bën fresk qeverisë.
Në këto momente, Blendi nuk e ka pranuar t’i thuhet fjala fresk dhe ka replikuar me deputetin, duke u shprehur se është ai që i vendos rregullat në emision duke mos ia patur frikën askujt.
Debati i plotë më poshtë:











