Kreu i partise demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar në Facebook qeverinë e Edi Ramës. Ai shprehet se qeverisjen e ka sharë edhe vetë Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit që ngriti sistemin komunist.
Deputeti thekson se situata politike në vend është aq rëndë sa edhe Nexhmije Hoxhës i duket fashiste.
POSTIMI I NDOKES:
“Sa rëndë është situata politike!
Edhe Nexhmijes i duket qeveria e Ramës, fashiste!
Kur mendon, se standardin e krahasimit e ka me qeverinë e Enverit!”.











