Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 8 të mëngjesit, në fshatin Drizë të Gramshit.
Nga burimet policore, mësohet se një shtetas 42 vjeç, banues në fshatin Cingar duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksiduar shtetasen e mitur, 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh.
Shtetasja e aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.











