Inter pret Barcelonën në “Giuseppe Meazza” të martën në mbrëmje.
Në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje, trajneri i italianëve, Luciano Spalletti nuk humbi kohë për të lavdëruar ekipin katalanas, ndërsa veçoi punën e Ernesto Valverde dhe talentin e Lionel Messit.
“Fanella e Messit është ajo që dëshiron çdo fëmijë që ëndërron të bëhet futbollist. Ai luan ndeshjen me një shpejtësi tjetër. Ai është më i miri. Kur flisni për Barcelonën, po flisni për nivelin më të lartë të vështirësisë që ekziston. Barcelona është një pikë referimi për trajnerët në çdo sport”.-deklaroi tekniku i zikaltërve.
Ndeshja Inter-Barcelona e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League do të nisë në orën 21:00












