Edi Rama ka reaguar fill pas lajmit se ai kishte emëruar Sandër Lleshin si zv.ministër të Brendshëm.
Rama shkruan në Twitter se ky vendim u mor me dakordësi të plotë me grupin e PS.
Kryeministri ndër të tjera paralajmëron se nesër në orën 10:00 gjatë seancës për të miratuar dekretin për shkarkimin e Xhafës, do të thotë të tjera detaje.
Reagimi i Ramës:
Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.












