Deputeti Bardh Spahia është ndalur tek ministri Ditmir Bushati për të cilin shprehet se është ministri i votave kundër SHBA dhe ministri i pazareve.
Në një status në rrjetet sociale, deputeti shkruan se Bushat është garant i krimit dhe se Shkodra e njeh mirë.
Statusi i plotë
“Neokomunisti, ministri më i paaftë, ministri i votave kundër SHBA, ministri i pazareve me trojet dhe detin shqiptar, ministri mbrojtës dhe garant i krimit viziton dhe kërkon mbështetje në dy vendet me antikomunistë, Postribë dhe Shkodër.
Shkodra dhe Postriba të njohin mirë Ditmir, e dinë kush je dhe çfarë përfaqëson, në të kaluarën dhe sot. E ardhmja e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë i përket rinisë, njerëzve punëtor e të ndershëm, intelektualëve dhe patriotëve dhe jo sojit tuaj.












