rafiku i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjes e sotme ka bërë që shumë qytetarë të presin me minuta të tëra të bllokuar me makinat e tyre në këtë aks rrugor.
Mësohet se radha e automjeteve arrin deri në disa kilometra siç shihet edhe në fotot që kanë dërguar dëshmitarët për “BalkanWeb”.
Policia bën me dije se trafiku i rënduar vjen si pasojë e frekuentimit gjatë fundjavës të qytetit bregdetar të Durrësit apo edhe drejt Tiranës.











