• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH rrëzon reformën territoriale: Nuk ka përmbushur asnjë objektiv

droni by droni
3 November, 2018
in Politika
0
KLSH rrëzon reformën territoriale: Nuk ka përmbushur asnjë objektiv
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundon auditimin e performancës me temë “Funksionimi i bashkive në kuadër të reformës administrative-territoriale”.

Nga auditimi është konkluduar  se Reforma Administrative-Territoriale (RAT) nuk ka përmbushur objektivat: legjislacioni i ri nuk zbatohet plotësisht, procesi i përthithjes së funksioneve të reja, punonjësve, aktiveve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses.

Në shumicën e bashkive rezulton nivel i ulët efektiviteti në mbledhjen e të ardhurave të veta dhe në përdorimin e fondeve në dispozicion.

Pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore. Për pasojë, rezultojnë mospërputhje mes objektivave të reformës dhe politikave fiskale dhe buxhetore të qeverisë qendrore të cilat kanë cenuar autonominë vendore duke minuar kështu forcimin e decentralizimit dhe autonomisë së bashkive.

Buxheti qendror alokon për NjQV rreth 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal, duke mos i ndihmuar bashkitë në ushtrimin e plotë të kompetencave dhe në rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ndërmjet bashkive në rang vendi ekziston një pabarazi financiare dhe konstatohen ndërhyrje të pushtetit qendror në pushtetin vendor, me efekt negativ për buxhetin e bashkive dhe stabilitetin e autonomisë financiare.

Gjetjet e auditimit

KLSH thotë se janë kapërcyer hallka të rëndësishme që shoqërojnë një reformë të tillë si hartimi dhe ndryshimi paraprak i akteve ligjore, referendumi, dhe faza parapërgatitore e bashkive.

“Krahasuar me praktikat evropiane, në Shqipëri procesi ka qenë invers, pra jo vetëm që janë shmangur hallkat e një shqyrtimi të thellë parlamentar e ligjor, por reforma territoriale është miratuar si fillim i një procesi, dhe nuk ka qenë një rezultat apo produkt i një zinxhiri procesesh dhe shqyrtimesh ligjore, administrative, sociale dhe gjeo-kulturore.

Konfigurimi ri i kufijve administrativë të bashkive nuk është bazuar në kritere të qarta dhe specifike, të tillë si kriteri i popullsisë minimale, duke krijuar një asimetri të kufijve bashkiakë, mes veriut(amalgamim) dhe Jugut(framgentarizim) por edhe mes bashkive brenda një rajoni”.

A. Problem kritik i konstatuar është se investimet publike të bashkive përcaktohen në mënyrë selektive nga financimet e akorduara nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve (FZHR), fonde të cilat kanë munguar në disa bashki të vendit, si në Lezhë, Shkodër dhe Kamëz. Në vitin 2016, në 37 nga 61 bashkitë, investimet e financuara nga qeveria qendrore janë nga 1 deri në 17 herë më të larta se investimet e financuara nga vetë bashkitë. Bashkia Shkodër ka përfituar rreth 0.4% të shumës totale prej 13 miliardë lekë financime nga FZHR në v. 2016 ose nga 22 projekte që ka aplikuar, ka përfituar vetëm 1 projekt ndërsa Bashkia Kamëz gjatë 3 viteve të fundit s’ka përfituar asnjë projekt. Veprimtaria e FZHR bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të Autonomisë Vendore se “grandet për autoritetet lokale nuk duhet të jenë të paracaktuar, për financimin e projekteve specifike”.  Për pasojë, pushteti qendror vazhdon të mbajë një nivel të lartë kontrolli të aktiviteteve dhe zhvillimeve në nivel vendor, përkundër reformave decentralizuese, duke promovuar një rritje selektive të investimeve në disa bashki, jashtë rrjedhës së reformës administrative-territoriale, por që statistikisht reflektohet si një output i zbatimit të reformës administrative-territoriale. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që zbaton një sistem ku bashkive u kërkohet të konkurrojnë për të financuar funksionet e tyre ekskluzive.

B. Lidhur me decentralizimin fiskal, legjislacioni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive, pra thelbin e autonomisë vendore. Niveli është pak a shumë i njëjti, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal. Bashkitë ushtrojnë kontroll vetëm në 50% të buxhetit tyre. Sa u përket të ardhurave vendore, ndonëse në vitin 2017 janë regjistruar rreth 3.5 miliardë të ardhura më shumë, nga këto rreth 2.2 miliardë i atribuohen mbledhjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga Bashkia Tiranë (819 leje ndërtimi).  Bashkia Tiranë  ka mbledhur të ardhura sa 60 bashkitë e tjera të vendit, konkretisht rreth 10 miliardë nga rreth 20 miliardë gjithsej në rang vendi. Kontribuimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë në rritjen e të ardhurave nuk reflekton një performancë të qëndrueshëm, duke qenë se vetë kjo taksë është e luhatshme, por varet nga aktiviteti i sipërmarrjeve të ndërtimit. Së dyti, impakti që ka kjo taksë në buxhetin bashkiak tregon strukturën e brishtë të sistemit fiskal të bashkive.

C. Konstatohet se autonomia vendore kufizohet nga vendimmarrja e pushtetit qendror. Kështu,  ndonëse legjislacioni i ri e njeh tatimin mbi të ardhura personale  si taksë të ndarë, ku 2% duhet t’i kalojë bashkisë, në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” kjo taksë i njihet vetëm pushtetit qendror, e për pasojë kjo e ardhur nuk i ka kaluar buxhetit vendor. Për taksën e ndërtesën, me ndryshimet e reja ligjore, agjenti tatimor caktohet nga Këshilli i Ministrave ndonëse legjislacioni vendor ja njeh këtë kompetencë Këshillit Bashkiak. Nëse do të monetarizonim efektin e cënimit të autonomisë vendore, në rastin e ndryshimeve mbi taksën e biznesit të vogël, në total nga 2,1 miliardë lekë të ardhurave që mblidhte pushteti lokal në vitin 2015, janë mbledhur 311 milionë lekë në 2017. Për pasojë, rreth 1.7 miliardë lekë në 2017 nuk i janë kompensuar pushtetit vendor nga pushteti qendror, në shkelje të detyrimeve ligjore që përcakton legjislacioni vendor.

Sa i përket funksioneve të reja, KLSH nënvizon se legjislacioni i ri vendor nuk është zbatuar ende, pasi ka  paqartësi në përcaktimin e kompetencave të bashkive dhe kalimi i 6 kompetencave të reja nuk është bërë i plotë dhe nuk është shoqëruar me ndryshimet në ligjet përkatëse, po ashtu edhe me fondet që nevojiten për t’i ushtruar ato.

Aktualisht pushtetit vendor i duhen së paku 12 miliard lekë shtesë për të ushtruar kompetencat e reja.

Rekomandimet e dhëna në këtë auditim janë të orientuar kah sistemi, duke qenë se vet auditimi shërben si gur kilometrik, të asaj që çfarë është arritur dhe ku konsistojnë problematikat.

KLSH rekomandon:

Të analizohet ecuria e zbatimit të reformës administrative-territoriale për të vlerësuar aksesin e qytetarëve të ish-komunave, zonave periferike dhe rurale në organet dhe shërbimet e qeverisjes vendore dhe bazuar në problematikat e evidentuara të shqyrtojë mundësitë për një riorganizim me ose pa ndryshim të kufijve ekzistues të njësive të vetëqeverisjes vendore, bazuar edhe në përcaktimet e Nenit 86 të Ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
Të harmonizohen aktet ligjore që prekin kompetencat e reja të bashkive si dhe të ndërmarrin ndryshime ligjore për forcimin e autonomisë vendore;
Të shqyrtohet  mundësia e rritjes së numrit të taksave që qeveria qendrore ndan me pushtetin vendor, me qëllim që të arrihet një stabilitet i sistemit të të ardhurave vendore. Kjo do të garantonte një autonomi financiare jo vetëm nga ndërhyrjet e pushtetit qendror, por edhe nga efektet destabilizuese në sektorë të luhatshëm, si ai i ndërtimit, ku në kushtet e sotme, taksa e ndikimit në infrastrukturë vazhdon të ketë një pozicion dominues në të ardhurat e bashkive;
Të bëhet një vlerësim i ri i shumës së fondit të pakushtëzuar dhe në veçanti të reformohet FZHR, me qëllim që fondet të mos akordohen përmes sistemit të konkurrimit, por të akordohen me anë të një formule të ngjashme me kriteret që përdoren për shpërndarjen e fondit të pakushtëzuar;
Raporti përfundimtar i auditimit dhe Vendimi i Kryetarit nr. 146, datë 28.09.2018 u janë përcjellë në datën 07.10.2018 subjekteve audituese: Bashkisë Tiranë; Bashkisë Vlorë; Bashkisë Shkodër; Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Ministrisë së Brendshme; si dhe u përcillet Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Tags: klshreforma territoriale
Previous Post

Mosdekretimi i Lleshit, Rama, deputetëve të PS: “Asnjë koment….”

Next Post

Tuna largon vjehrrën nga shtëpia? Foto e fundit zbulon gjithçka

droni

droni

Next Post
Tuna largon vjehrrën nga shtëpia? Foto e fundit zbulon gjithçka

Tuna largon vjehrrën nga shtëpia? Foto e fundit zbulon gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.