Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Mësohet se janë përplasur dy makina. Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rrubikut.
Nga të dhënat e para raportohet se dy persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia është në vendngjarje për të zbardhur detaje të reja.











