Mbrëmjen e djeshme një makinë tip ‘Smart’ u përfshi nga flakët në qytetin e Bilishtit.
Makina e tipit Smart me targa AA311JI, i parkuar në rrugë është djegur plotësisht. Sipas policisë, makina ishte në pronësi të një 23-vjeçare.
Dezi Arapi ka reaguar lidhur me këtë incident. Ajo mendon se zjarri është i qëllimshëm.
Mësohet se ajo kohët e fundit kishte patur një konflikt me një tjetër vajzë në qytetin e Bilishtit.
Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur,” tregon Arapi për BalkanWeb.












