Një situatë komike e krijuar në studion e ‘Rreze drite’. I ftuari i radhës ishte Ylli Baka, këngëtari i njohur i muzikës popullore, i cili tashmë është kthyer në të preferuarin e shqiptarëve kudo që ndodhen.
Ai ka komentuar imitimin që aktori i njohur i humorit Gaz Paja i bën në emisionin e Portokallisë, duke iu përgjigjur me nota muzikore.
”O Gazi tu bë bëfsha unë, mos u merr me atë punë”, i këndon Ylli Baka teksa shprehet Gazi është një aktor i mirë dhe se imitimin e ka pritur shumë mirë.












