Një boksier që kishte marrëdhënie seksuale me të dashurën e rivalit të tij, para se ta qëllonte atë për vdekje, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.
Ashley King, 29 vjeç, goditi në qafë 25 vjeçarin Gareth Atkinson, duke përdorur një dorezë me 40 vida. Viktima u qëllua në hyrje të banesës së të dashurës së tij, Jade Walker-Saunders në West Yorkshire, më 8 maj të këtij viti.
Vrasja erdhi pas një beteje dyvjeçare midis dy burrave për vajzën dhe një gruaje tjetër e quajtur haunie Haig, e cila pa boksierët të shkëmbejnë qindra mesazhe tekst me kërcënime të dhunshme dhe pretendimeve për pabesi.












