Një grua rezulton e zhdukur prej tre ditësh. Bëhet fjalë për një 60 vjeçare në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçarja quhet Xhemile Beqollari dhe është nga fshati Kloce.
Gruaja është larguar prej tre ditësh nga shtëpia dhe nuk ka asnjë gjurmë të saj. Familjarët kanë lajmëruar policinë e cila ka nisur kërkimet.
Po kështu ata kanë bërë edhe kërkime vetë tek të afërmit e familjes por nuk kanë gjetur asgjë. Familjarët bëjnë apel që ti ndihmojnë për gjetjen e gruas.












