Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e njoftuar për ditën e sotme ndërkohë që sot ka deklaruar edhe rrethanat për të cilat ai e dha këtë dorëheqje.
Në një bisedë telefonike me gazetarin e Panoramës, Arisitr Lumezi ai tha se anulimi lidhje vetëm me të.
Njoftimi një ditë më parë nga ana Tahirit, u shoqërua sot në mëngjes me dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm.
I pyetur nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-deputeti i PS-së tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen e pasardhësit të tij.
“Konferenca ka lidhje me mua, me askënd tjetër”, u shpreh Tahiri.











