Kryebashkiaku i Durrësit është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Sipas Report Tv, Dako së bashku me disa anëtarë të familjes Avdyli po hetohet për blerje votash, që pas konstatimit të bisedave me vëllanë e kreut të grupit të Shijakut në qershor të 2017.
Hetimi për krim zgjedhor nuk është i vetëm, pasi Dako po hetohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton bashkia e Durrësit, pasi janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve.
Në ditët në vijim kryebashkiaku i Durrësit pritet që të thirret për të dhënë dëshmi në prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Më herët Partia Demokratike, ka kërkuar të dalin përgjimet që vërtetojnë se Dako është i përfshirë në afera kriminale. Ditën e sotme, nga selia blu, Partia Demokratike tha se Dako është i kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin kriminal të Edi Ramës, ai duhet të ishte sot në burg.











