Pasditen e sotme u raportua se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dilte në konferencë.
Stafi i tij kishte pronotuar sallën e konferencës te hotel Rogner për nesër në orën 10:30 por mësohet se gjithçka është anulluar.
Konferenca është shtyrë javën tjetër.
I kontaktuar nga newsbomb.al për arsyen e anullimit, Tahiri nuk ka dhënë shumë detaje por ka pohuar se javën tjetër do ketë zhvillime të cilat do i komunikojë në ditët në vazhdim.
Na mbetet veçse të presim për të mësuar më shumë në këtë valë zhvillimesh që ka mbërthyer mbarë politikën në vend./newsbomb











