Ditën e sotme, në seancën e radhës parlamentare, pritet të votohet ligji “Për lojërat e fatit”.
Në rendin e ditës është parashikuar që ky ligj, Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” të votohet me shumicë të thjeshtë.
Votimi i këtij ligji do të bëhet pa opozitën, e cila sërish do të bojkotojë këtë seancë të radhës.
Ky ligj i hap rrugë mbylljes së pikave të basteve pas 31 Dhjetorit në të gjitha zonat urbane.
Më 23 tetor Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet për “Lojërat e Fatit”, ndërsa kreu i këtij komisioni, Erion Braçe tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka patur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.












