Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg” për Fredi Alizotit. Alizoti akuzohet se ka imituar zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt, në audio-përgjimin “Babale”.
Gjithashtu është lënë në fuqi dhe masa detyrim paraqitjeje për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili akuzohet për kallëzim të rremë.
Gjatë një prononcimi për gazetarët, avokati i gazetarit që intervistoi Babalen (Albert Veliu) tha se ky është një proces i montuar politikisht.
“Nuk u morën përsipër provat tona. Dëshmia e Alizotit është kundër akuzës. I gjithë procesi është një proces i montuar politikisht nga Prokuroria.
Ne nuk kemi gjykatë dhe institucione. Prokuroria është kthyer në notere. Këto janë tmerret që ka hapur vettingu dhe gjyqtarët duke i shërbyer kryeministrit mendojnë se do i shpëtojnë vettingut.”– tha Çlirim Gjata.












