Një banesë në Korçë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15 në Korçë, në rrugën “Viktor Eftimiu”, ku në banesën e K. Z., ka plasur oxhaku i kaldajës.
Si pasojë nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes












