• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Dosja ku u përgjua Dako’, Paloka: Rama po shpëton ‘derrin maç’

droni by droni
22 October, 2018
in Opinion, Politika
0
Reforma e Drejtësisë në Kuvend, Paloka: U fut në fshehtësi të plotë, është ilegale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke marrë shkas nga ndalimet e fundit të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të institucioneve publike si dhe goditjen e grupeve kriminale, theksoi se Rama po tenton që të heqë vëmendjen nga vetja. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Paloka tha se po kapen ‘peshqit e vegjël’ që të mbulojnë të mëdhenjtë. Po ashtu ai foli edhe për një dosje përgjimi që është që prej 2016-ës në Prokurori, ku implikohet sipas tij kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako që sipas opozitës flet me eksponentë të krimit për shit-blerje votash. Paloka tha se kjo dosje po tentohet të fshihet.

“Prokuroria që e kemi akuzuar si të njëanshme dhe të kapur nga Rama, po godet persona të lidhur me pushtetin, me PS. Pra në pamje të parë kemi të bëjmë me një akt që duhet të duartrokitet. Por në fakt nuk është ashtu. Është dosja në prokurori që mban numrin 339, e vitit 2016. Është kjo dosje që kanë nisur përgjimet e Dakos. Nuk janë të njëjtat çështje. Kjo dosje u denoncua nga zoti Basha dhe më pas ka pasur u dërgua padia nga Dako në gjykatë për kryetarin e PD, ku ai e akuzoi për shpifje. Hilja që ka bërë këtë herë prokuroria është se e ka fshehur këtë dosje”, tha Paloka. Po ashtu ai tha se ka edhe emra ministrash të përfshirë në përgjime, që sipas tij janë Gjiknuri dhe Ahmetaj.

“Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj dalin në komunikime me elemente kriminal në shitja-blerjen e votave. Kanë dosje të tjera, nuk është e njëjta dosje. Bëhet fjalë për zgjedhjet e 2017-ën. Janë të faktuara. Shpërthimi i kësaj dosje nuk vjen as nga vullneti e dëshira e Ramës. Është DEA dhe Gjermania që erdhi dhe e detyroi këtë qeveri që të veprojë. Rama po përpiqet që të shpëtojë kokat. Kjo beteje e Ramës bëhet për të shpëtuar këta elementë që përmendja dhe veten e tij. Historia e kësaj dosje nuk ka mbaruar. Ata që e kanë nxitur këtë dosje, s’kanë mbaruar punë. Ka një bazë amerikane sigurie në gjermani ku shumë deputetë, kanë zhvilluar kurse ku jepet edhe informacion. Që prej 2015-ën kam qenë aty, ku flitej për kthim të Shqipërisë në nyje të kokainës”, theksoi ai. Teksa u ndal tek fakti se cili do të jetë fati i Dakos në këto zgjedhje, Paloka tha se Rama mund të dojë që ta bëjë sërish kryebashkiak.

“Kjo është çështje për Ramën. Dhe jo vetëm kandidat, por ai e bën edhe kryetar bashkie. Me këtë mënyrë Dako e ka të sigurt fitoren. Pse mendoni se kjo është luftë ndaj Dakos? Jo nuk është kështu”, tha demokrati.

Mes të tjerash ai u ndal edhe tek padia që do të bëjë për komisionin “Tahiri”. “Padia është gati për komisionin “Tahiri”. Ku ta dorëzosh padinë?! Këtu në çdo moment plas nga një skandal. Fillojnë dhe duken këto skandalet e tjera si lodra. Kur luan 5 katësh, të gjithë duan të shpëtojnë derrin. Edhe Rama këtë po bën, po heq ca të tjerë, që të shpëtojë ‘derrin maç’, veten”, përfundoi Paloka.

CFARE THA SOT BASHA PER ‘DOSJEN’ DAKO

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një reagim e ka cilësuar operacionin e mbrëmshëm dhe atë të pak ditëve më parë shkatërrim të dosjes për të shpëtuar kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

“Dosja hetimore mbi të cilën është vepruar përgjysmë natën e mbrëmshme është dosja hetimore e Vangjush Dakos. Peshku i madh i kësaj dosje është Vangjush Dako, i cili siç kam paralajmëruar tash dy vjet është kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të prokurorisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë në transaksione politike dhe financiare me krimin e organizuar. Pra në shkëmbim të votave për PS duke ofruar tendera dhe lehtësira të tjera grupeve kriminale të krimit të organizuar shqiptar. Pra peshku i madh i kësaj çështjeje quhet Vangjush Dako”, deklaroi kreu i PD. Sipas tij, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Donika Prelës për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar provat, hetimet të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos.

Tags: edi palokaEdi Ramavangjush dako
Previous Post

Dorëheqja e Isarajt, ish-ministri i Drejtësisë: “Standard që Rilindja e kishte fshirë….”

Next Post

“Klement Balili ka një kusht për t’u dorëzuar në polici”

droni

droni

Next Post
Klement Balili “brekëgrisuri” që bënte bamirësi për bashkëfshatarët

"Klement Balili ka një kusht për t’u dorëzuar në polici"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.