Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka. Ende nuk dihen arsyet se përse është arrestuar Ndoka por mendohet që arrestimi i tij të jetë kryer në lidhje me një skandal për grabitjen e tokave.


Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë. Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.











