Policia ka zhvilluar një operacion në disa fshatra të Hasit zbuluar dhe goditur të tjerë persona që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.
Konkretisht mësohet se është gjetur një laborator i cili dyshohet se ishte i përshtatur për përpunimin e heroinës.
Në laborator është gjetur heroinë, opium dhe kokainë. Sipas burimeve disa persona janë arrestuar për laboratorin ku prodhohej lënda narkotike heroinë.
Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej lënda narkotike.
Detaje të tjera për këtë ngjarje priten në vijim.











