Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Deputetët votuan me 101 vota pro Projektligjit.
Sipas Telegrafit, seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e dy projektligjeve tjera që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.
Ndryshe, të gjitha grupet parlamentare kanë votuar pro këtij Projektligji, me përjashtim të Listës serbe, e cila lëshoi seancën.











