Festivali i Këngës në RTSH rikthen këtë fundvit në skenë emra të dëgjuar të artistëve. Emra të tillë si Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Soni Malaj, Vikena Kamenica, rikthehen në skenën e festivalit të fundvitit pas shumë vitesh.
Zyrtartisht është bërë publike lista e këngëtarëve pjesëmarrëse. Pas edicionit të vjetshëm, duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë.
Ndërkohë të tjerë emra të njohur si Bojken Lako, Elton Deda, Orgesa Zaimi, etj, vazhdojnë pjesëmarrjet në këtë kompeticion, për të provuar emocionet e live-t.













