Tre persona u arrestuan ditën e sotme, pasi luanin rolin e ndërmjetësuesit mes studentëve dhe pedagogëve në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan.
Ndërkohë qarkullon një foto në të cilën, duket deputeti i PS, Taulant Balla me një prej të arrestuarëve.
Rastësisht apo jo, kjo është një tjetër foto ku kreu i grupit parlamentar shihet me persona me precedente penale, të akuzuar, dhe të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Kush u arrestua sot?
- Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.
- Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.
- Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.
Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.
Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.











