Edhe pse ajo sot mbushi 44 vjeç, Aurela Gaçe nuk ndjehet si e tillë.
Këngëtarja e dashur për të gjithë feston sot ditëlindjen. Në profilin e saj në “Instagram”, Aurela ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga fëmijëria e saj.
Kështu ka zgjedhur këngëtarja t’i kujtojë vetes se dhe pse vitet ikin, energjia e saj vazhdon të mbetet burimi i gjithë sukseseve të deritanishme.
Bashkëngjitur me foton, këngëtarja e njohur ka lënë edhe një urim special për veten, ku tregon se ndihet jo më shumë se 20 vjeçe.













