• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i plagjiaturës, PD dënon heshtjen e deputetes dhe zv.ministrit të Ramës

droni by droni
16 October, 2018
in Kryesore, Politika
0
Skandali i plagjiaturës, PD dënon heshtjen e deputetes dhe zv.ministrit të Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike është ndalur tek denoncimi i studiuesit të njohur Taulant Mukës, i cili zbuloi plagjiaturën e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zv.ministrit të Arsimit Ervin Demo.

PD dënon heshtjen e ministrisë së Arsimit e cila dhe pse është ftuar publikisht të deklarohet, ka zgjedhur të heshtë.ka denoncuar një skandal të ri në të cilin janë përfshirë një deputet i PS si dhe një zv.ministër i Arsimit të qeverisë së Edi Ramës.

”Në Shqipërinë e Edi Ramës, Blerina Gjylameti u jep leksione universitarëve, kurse Ervin Demo ngarkohet të kryejë reformën e arsimit të lartë. Këta dy kopjacë dhe hajdutë intelektualë, synojnë ta kalojnë me heshtje vjedhjen prej xhepistësh që kanë kryer në artikullin e tyre shkencor, sipas shembullit të narkotrafikantëve, që vijojnë punën e tyre, sa kohë interesi i tyre, është edhe interesi i Edi Ramës.?” thotë ndër të tjera deputeti Luçiano Boçi.

Deklarata e plotë

Prej disa ditësh, është bërë i njohur denoncimi publik dhe me fakte i një studiuesi të njohur dhe kërkuesi shkencor, mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo. 

Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre.  Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale.  Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denoncimin, ka heshtur, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intelektual. 

Deputetja Blerina Gjylameti, e cila sot mban detyrën e koordinatores së Edi Ramës për bashkëqeverisjen as nuk skuqet e as nuk zverdhet për kapjen në flagrancë në vjedhjen e punimit intelektual të tjetrit, por vijon të japë leksione se si qeveriset e bashkëqeveriset. Madje ajo në ditën e parë të vitit akademik merr përsipër edhe të urojë studentët.  Vjedhja e punës intelektuale bëhet një vepër shumë e rëndë, kur mendon se hajdutët janë eksponentë të lartë të qeverisjes së Edi Ramës në arsim. 

Heshtja tregon se në ç ‘derexhe ka rënë arsimi në Shqipëri. Në Evropë janë me dhjetëra raste që zbulimi i plagjiaturave ka shkatërruar karriera politike të ministrave apo deputetëve deri edhe tek kryeministra e presidentë. Një shembull tipik është ai i Presidentit gjerman Kristian Wulff, i cili dha dorëheqjen kur u gjet fajtor në një vepër të tillë plagjiature në vitin 2012. 

Ndërkohë Annette Schavan, ministrja gjermane e Arsimit, dha po ashtu dorëheqjen, sepse Universiteti i Dusseldorfit i kishte zbuluar plagjaturën në punimin e doktoraturës. Kjo është norma evropiane, por që s’funksionon në Shqipërinë e Edi Ramës. Në Shqipërinë e tij, hajdutët e punimeve shkencore merren me arsim, kurse kriminelët e trafikantët ngarkohen me ruajtjen e rendit dhe të nomenklaturës. 

Në Shqipërinë e Edi Ramës, Blerina Gjylameti u jep leksione universitarëve, kurse Ervin Demo ngarkohet të kryejë reformën e arsimit të lartë. Këta dy kopjacë dhe hajdutë intelektualë, synojnë ta kalojnë me heshtje vjedhjen prej xhepistësh që kanë kryer në artikullin e tyre shkencor, sipas shembullit të narkotrafikantëve, që vijojnë punën e tyre, sa kohë interesi i tyre, është edhe interesi i Edi Ramës.?”

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/299509580885248/?notif_id=1539687864803193&notif_t=live_video

Tags: arsimiDenoncimiluaciano bociPDplagjiatura
Previous Post

VIDEO/Braçe injoron Ahmetajn, merret gjithë kohës me telefonin teksa ministri flet

Next Post

Vasili: Rama-gate, grushti i shtetit po thellohet në mënyre tronditëse

droni

droni

Next Post
Petrit Vasili: Rama pjesë e atyre që veprojnë kundër interesave të Kosovës

Vasili: Rama-gate, grushti i shtetit po thellohet në mënyre tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.