Deputeti Rrahman Rraja, i vendosur në qendër të vëmendjes pas bërjes publike të ngjarjes në Fushë Krujë, është parë sot në ambjentet e Prokurorisë.
Në foton e bërë publike nga Artan Rama, deputeti shihet me paterica. Sipas postimit të fotografit, deputeti i PS-së ka qenë me paterica pasi ka pasur këmbën e thyer.
Prezenca e tij në Prokurori, vjen si pasojë e hetimeve për cështjen e Xhisiela Malokut, pas kallëzimit të së cilës, djali i tij, Rexhep Rraja është lënë në arrest me burg për përndjekje.
Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë nesër para Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.












