Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me heroinë sasia e të cilës në treg kapte vlerën e 100 mijë eurove.
Brenda makinës, pas kontrollit nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg.
32-vjeçari Edson Fejzo u arrestua pasi kishte fshehur 4 kg heroine. Sipas mediave italiane, Fejzo kishte tentuar dhe të arratisej.
Fejzo u kap nga oficerët ne Taranto, por ne momentin qe policia i dha shenje të ndalonte, duke e ditur se çfare rrezikonte, ai u përpoq të arratisej.
32-vjeçari drejtonte një makinë Opel Meriva. Gjatë kontrollit, ai u përpoq të ikte, duke sulmuar makinën e policisë, e më pas duke e lënë makinën dhe duke ia mbathur në këmbë.












