Dhe shumë pak ditë duhet nga takimi i radhës i dy qeverive shqiptare.
Mësohet se në 26 nëntor do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë.
Këtë radhë, mbledhja e 5-të e përbashkët do të zhvendoset në trojet e Kosovës, pikërisht në qytetin e Pejës.
Mësohet se në këtë mbledhje të qeverive do diskutohen problematikat si dhe do të arrihen marrëveshje të reja.
Vitin e kaluar dy qeveritë shqiptare u mblodhën në qytetin e Korçës.











