• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/’Katandisja e universitetit publik’, deputeti flet me shifra

droni by droni
15 October, 2018
in Politika
0
Boçi:133 mijë nxënës braktisin shkollat, Rama dhe Nikolla heshtin para dëmit historik
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarisht, universitetet pritën ditën e sotme, studentët për të filluar kështu vitin e ri akademik. Përpos asaj që duket normalisht, paraqitjes së studentëve në auditore, takimet, fjalët përshëndetesë, në brendësi të gjithë arsimit universitar ka problematika që ende nuk zgjidhen.

Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me këtë gjë në rrjetet sociale ku shkruan se universiteti publik është katandisur si mos më keq.

‘‘Në Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër nuk mund të hapen degë me tradita 50 vjeçare si Histori-Gjeografi, Matematikë-Fizikë, Gjuhë-Letërsi, Bio-Kimi, Filozofi-Sociologjie, Gjuhë Frënge, Italiane, Gjermane, por dhe më të reja si Fizikë kompjuterike, Psikologji madje dhe Gazetari etj” shkruan deputeti.

Reagimi i plotë:

KATANDISJA E UNIVERSITETIT PUBLIK
(Në vend të një urimi)
I mbetur si mall pa zot, që nuk i përket as stafeve akademike dhe as qeverisë, i nëpërkëmbur dhe i zhvlerësuar në çdo aspekt, Universiteti publik shqiptar, vuan sot agoninë e një ekzistence që pret të këputet.
Ligji absurd i Arsimit të lartë ishte forca shtytëse që i dha atij goditjen fatale, për ta lënë atë dhe tërë sistemin e lartë arsimor në një rënie të lirë drejt rrënimit.
Zelli ministror, i mveshur me komplekset e inferioritetit, i vendosi Universitet publike para togës së pushkatimit të injorancës qeveritare.

Deformimi organizativ, akademik, financues, i imponuar nga e ashtëquajtura reformë, ka atrofizuar plotësisht kërkimin shkencor brenda tyre, ka ndërtuar një dualitet konfliktual midis akademizmit dhe administrimit dhe e ka zhytur transmetimin e dijes brenda një informaliteti marramendës.
Të lënë mes katër rrugëve nga shteti, Universitetet publike janë zhytur në një kacafytje ”gladiatorësh” mes tyre dhe me ato private, për të thithur sa më shumë “mish” të freskët nga tregu fiktiv i pranimeve në Universitet, për të mbajtur stafet e frymën gjallë.
Cilësia e diplomës e përkthyer në reputacion, nuk vlen askund.
Numri i studentëve i përkthyer në të ardhura, është themelori.
Pedagogu tanimë është shndërruar në një lloj rrogëtari ambulant që i grisen xhepat, me një pagë reale e vlerësim për të ardhur keq
Ndërsa studenti, një konsumator fast food-i quasi shkencor, që shihet vetëm nga xhepat e që i nënshtrohet tarifave marramendëse për ciklet e studimit.
Tregu i dijes ka vdekur dhe është zëvendësuar me kambizëm banal monetar.
I gjithë ky spektakël i shëmtuar, kundrohet e shijohet deri në fund si triumf inteligjence, nga mediokriteti ulëritës kryeministror e ministror.

Rama e Nikolla, si binom paaftësie e papërgjegjshmërie, mund të lavdërohen e t’i bien gjoksit fort sot, për faktin unikal të mbylljes së degëve tradicionale në disa prej Universiteteve të rretheve, por dhe të mos hapjes së disa të rejave.
Inisiativa e tyre për të emërtuar nga padija klasike që i karakterizon, degë mësuesie degët që kanë shumë alternativa të tjera dhe vendosja e kritereve pa masa shtesë stimuluese, solli këtë pasojë.
Në Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër nuk mund të hapen degë me tradita 50 vjeçare si Histori-Gjeografi, Matematikë-Fizikë, Gjuhë-Letërsi, Bio-Kimi, Filozofi-Sociologjie, Gjuhë Frënge, Italiane, Gjermane, por dhe më të reja si Fizikë kompjuterike, Psikologji madje dhe Gazetari etj.
Çelësat janë bërë kështu gati për vetë Fakultetet e Edukimit.
Rama dhe Nikolla kanë shënuar, për herë të parë në historinë e Arsimit të lartë, rekordin e zi të zbardhjes me zero studentë, në disa programe studimi, duke i eleminuar ato plotësisht.
Pa një startegji reale dhe pa një vizion efikas, Arsimit të lartë i është imponuar “ecja e somnambulit”.
Të rinjve gjithnjë e më shumë i imponohet eksodi akademik.
Besimi i studentit shqiptar është afër zeros dhe përçmimi në kuotat më të larta.
Pasi i braktisën nga buxhetimi e financimi i detyruar, pasi i imponuan një ligj klientelist e antikushtetues, Rama e Nikolla i serviren Universiteteve e maturantëve një proces kuotimi e pranimi jashtë çdo standarti meritokracie, preference e transparence.
Proces ky, që nuk konsideron as zhvillimin ekonomik, rajonal e strategjik e as tregun e punës.
Shqipëria nuk është thjesht dhe vetëm kryeqyteti. Politikat për zhvillim i takojnë çdo cepi e pëllëmbe të këtij vendi të çmuar.
Shqipëria nuk është as vend i pasur që të subvencionojë vetëm profesione që largojnë rininë e trurin nga ky vend dhe as aq i varfër, sa arsimin ta braktisë deri në këtë katandisje.
Kaosi që është mbjellë në Universitete me hapjen pa kriter të degëve paralele, të ngjashme, të përafërta, njëkohësisht në disa institucione publike e private, ka sjellë inflacion programesh studimi, ka mbjellë një katrahurë të pashembullt destinacioni diplomash dhe ka sanksionuar një cilësi mizerabël.
Kjo është pamja funebre e Universitetit publik dhe jo vetëm, në këtë ditë të parë të tij.
Urime për kolegët pedagogë kudo që janë!
Mbijetesë dhe suksese për Universitetin shqiptar!

p.s
Jam në pritje të padisë së rradhës për shpifje, nga binomi Rama e Nikolla.
Dëmshpërblimin për akuza të rreme nga ato, do ta orientojmë drejt financimit të FAKULTETEVE TË EDUKIMIT, që rrezikojnë mbylljen prej tyre.

Tags: arsimiluacioni bociministrjauniveristete
Previous Post

VIDEO/Padia e Panuccit, ish-presidenti: Doli që kisha të drejtë…

Next Post

Ditëlindja e Berishës, Meta i dërgon dhuratën e veçantë

droni

droni

Next Post
Meta nga Tropoja: Pa Sali Berishën nuk ndërtohej Rruga e Kombit

Ditëlindja e Berishës, Meta i dërgon dhuratën e veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.