Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij. Ish-kryeministri mbushi 74 vite dhe ashtu siç ai e quajti në rrjetet sociale: Kjo është dita e të gjithë viteve të tij.
Një dhuratë të veçantë ka zgjedhur ti bëjë presidenti Ilir Meta. Ai i ka dhuruar disa zambakë me ngjyrë blu, që simbolizojnë dhe ngjyrat e Partisë Demokratike, pikërisht partinë me të cilën cdokush e kujton ish-kryeministrin.
Burimet thonë se përpos kësaj buqete, Presidenti i ka shkruar dhe një kartolinë.












