Tentativa për t’iu larguar policisë, rezultoi fatale për një shqiptar, i cili humbi jetën.
Ndërsa dy të tjerët mbetën të plagosur pasi të tre u përplasën me makinë gjatë ndjekjes.
Ata po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë me një makinë të vjedhur.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja italiane, të cilat shkruajnë se shqiptarët sapo kanë konstatuar policinë janë përpjekur të largohen me një shpejtësi rreth 200 Km/h me një makinë tip “BMW”.
Ndërkohë raportohet se personi që humbi jetën është rreth të tridhjetave, por identiteti nuk bëhet i ditur.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit.












