As Shqipëria dhe as Kosova nuk arritën të bindin talentin shqiptar që luan në Gjermani.
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, prej kohësh ishin vënë në ndjekje të talentit shqiptar të Bajernit, Meritan Shabani.
Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë. Mesfushori debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20.
19-vjeçari ka postuar së fundmi në instagram, një foto nga debutimi me fanellën e Gjermanisë në rrjetin social “Instagram”, duke zhgënjyer kombëtaren shqiptare dhe atë kosovare.













