Këto janë pamjet e publikuara nga policia të cilat tregojnë sesi një shqiptar në Itali vjedh një qendër bastesh i armatosur me thikë e sëpatë dhe i maskuar me shall.
Petrit Paluca është shqiptari që është dënuar me pesë vite e 4 muaj burgim për një sër grabitjesh. Ai u identifikua nga policia u arrestua pranë një klubi nate, ku në xhepin e tij kishte disa kartëmonedha. I riu shqiptar, i pa strehë në Parma, kishte pasur edhe më herët precedentë penalë për vjedhje.
Vetëm për 2 muaj në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018, ai kishte kryer 6 grabitje në Parma, i armatosur me thikë dhe sëpatë.
Grabitja e fundit ndodhi më 28 dhjetor 2017, ku u grabit qendra e basteve “Goldbet”. arriti të merrte shumën e parave dhe u largua më pas në këmbë.











