Tomë Gashi, avokati i Albert Veliut (Babalja), ka postuar një foto të tij dhe të djalit menjëherë pas lirimit nga burgu.
Albert Veliu u lirua sot nga paraburgimi në Kosovë. Së bashku me foton, avokati ka postuar dhe fotot me vendimin e gjykatës.
Më herët, ai u shpreh se arrestimi i Albert Veliut është bërë gabimisht dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Veliu ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë.
”Klienti im ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë. Tashmë gjithçka është në rregull, është thjeshtë gabim.Atij duhet t’i pranohet kërkesa për azil në Kosovë, pasi parishikohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.
Ka qenë i arrestuar ditën e djeshme me kërkesën e Interpolit të Shqipërisë. Ai është plotësisht i sigurtë, është me mua” ka thënë ai.














