Ultimatumi i Edi Ramës për të mos lejuar më transmetimin e asnjë reklame apo përmbajtje të kompanive të basteve në media mund të mbyllë një emision televiziv.
Bëhet fjalë për emisionin ‘Bar sport Skedina’, i cili transmetohet në SuperSport. Vetë zanafilla e këtij emisioni janë baste dhe parashikimet e ndjeshjeve, ku të ftuarit japin parashikimet e tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke ju referuar kompanisë së llotos e cila është pjesë e emisionit.
Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmërim i Ramës, do të çojë në mbylljen e emisionit i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish-velina e ‘Fiks Fare.
Kujtojmë se vendimi që tha Rama është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve.











