Të paktën 16 objekte do të shemben sot në zonën turistike të ‘Syrit të Kaltër’ në Sarandë.
Sipas IKMT ato janë pa lejë. Ndërkaq pronarët pretendojnë se disponojnë të gjitha dokumentacionet e rregullta për objektet në fjalë.
Përmes një reagimi IKMT ka sqaruar se objektet në fjalë janë 1 dhe 2 katëshe dhe me strukturë druri.
“IKMT ka nisur sot nje operacion ne zonën turistike te “Syrit te Kalter”, bashkia Finiq. Eshte planifikuar prishja e 16 objekteve nje dhe dy kateshe, me struktura druri, me funksione shërbimi. Objektet qe do te prishen jane pa leje ndërtimi”, sqaron IKMT.
Ditën e sotme, në këtë zonë do të stakohet edhe energjia elektrike, për shkak të punimeve që do të kryen.











