Detaje të reja mësohen nga shpërthimi me tritol në Fushë Krujë. Në oborrin e banesave të përbashkëta të shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde tritoli.
Tritoli është hedhur në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut. Banesa është e gjyshit të Xhisiela Malokut nga ana e nënës dhe e xhaxhait të nënës së saj.
Xhisiela, në disa dalje të mëhershme për mediat, la thënë se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.
Ky shpërthim vjen disa ditë pas denoncimit të ngjarjes në të cilën u përfshi dhe Xhisiela.
Ajo është dhunuar nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja. Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.











