Një sherr mes dy shoferëve ka degjeneruar në përdorimin e thikave e për pasojë plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite të diele në qytetin e Ersekës. Në konflikt për motive banale janë përfshirë dy shoferë autobusësh e furgonësh, konkretisht shtetasi Mariglen Sardi dhe Rei Elmasllari.
Ky i fundit ka goditur tre herë me thikë Mariglen Sardin duke e lënë të plagosur. Policia ka nisur tashmë hetimet dhe pritet një reagim zyrtar për ngjarjen.











