• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetari Jetmir Olldashi: Prokurorët më shantazhuan, do ndjek rrugën ligjore

droni by droni
6 October, 2018
in Kronika, Politika
0
SKANDALI/ Dosja “Xhafaj”, publikohen fakte tronditëse, ja pseudonimi i vëllait të ministrit të Brendshëm

Jetmir Olldashi

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Jetmir Olldashi i cili u mor me investigimin për kanabisin në Vlorë së bashku me Albert Veliun të njohur si “Dëshmitari X”, ka marrë masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për kallëzim të rremë, ka treguar për Hashtag,al se prokurorët e shantazhuan për “Babalen” dhe se do ndjekë rrugën ligjore për këtë çështje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndaj jush masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” si i dyshuar për kallëzim të rremë. A jeni njohur me këtë kërkesë të prokurorisë? Nëse po, në ç’formë?

Po jam njohur nëpërmjet medias dhe jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë ku më është komunikuar vendimi i Gjykatës bashkë me urdhërin e ekzekutimit të firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri. Rreth orës 13:00 kam qenë në një emision televiziv, në transmetim direkt në televizionin “Fax News”. Pasi kam dalë nga ambjentet e televizionit jam njohur nga koleget e mi gazetarë se në media ishte shpërndare një mesazh nga prokurori i çështjes Gentian Osmani i cili njoftonte vendimin e marrë ndaj meje. Menjëherë telefonova familjarët e mi të cilët më komunikuan se në ambjentet e banesës kishin shkuar oficerë të policisë gjyqësore. Më pas komunikova me kolegë të mi ndërsa u njoftova me telefon nga një oficere e policisë gjyqësore dhe u paraqita në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Akuza e ngritur nga Prokuroria për Krime të Rënda është ajo e “kallëzimit të rremë”. A keni bërë ju ndonjëherë kallëzim pranë organit të prokurorisë?

Jo, nuk kam bërë asnjëherë kallëzim penal pranë kësaj prokurorie, përveç faktit që kam denoncuar në media lidhjet që krimi i organizuar ka me Ministrin e Brendshëm. Për këtë fakt jam thirrur disa herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku kam kam kërkuar nga dy prokurorët e çështjes të hetojnë pistën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kam marrë përgjigje prej tyre se “droga në Vlorë është fenomen normal”.

Pra ndaj jush është ngritur një akuzë vetëm sepse si gazetar keni denoncuar publikisht lidhjet e krimit me qeverinë?

Kjo është e dukshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda vulosi sot faktin se ajo është vetëm në shërbim të qeverisë dhe krimit të organizuar dhe nuk ka vullnetin minimal të hetojë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe lidhjet e tij me persona në pushtet. Gjatë seancave të pyetjeve në prokurori u kam kërkuar prokruroëve të hetojnë lidhjet e dhjetra skafistëve të kapur në Itali për trafik droge me personat e pushtetshëm që ndodhen në Shqipëri. Por me sa duket prokurora jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë por është angazhuar maksimalisht të mbulojë edhe ato të vërteta që janë publikuar.

Të kthehemi edhe një herë te historia që ju keni denoncuar në media, respektivisht në emisionin “Ajsberg”. Sa herë jeni thirrur për të dëshmuar në prokurori dhe për çfarë jeni pyetur?

I jam përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorisë disa herë me shpresën se institucioni më i rëndësishëm i akuzës po bënte përpjekjet e duhurua për hetimin e lidhjeve të krimit me politikën. Por aty kam vënë re se prokuroria ishte e interesuar për mbylljen e kësaj çështje duke u sikronizuar me deklaratat publike të Kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë pas publikimit të regjistrimit audio, por edhe të deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm. Por pavarësisht përpjekjeve për të mbyllur çështjen, është një fakt të cilin prokuroria nuk e manipulon dot. Janë tabulatet telefonike mes vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron (Geron) Xhafaj dhe dëshmitarit Albert Veliu. Prokuroria ka detyrimin që këto tabulate t’i bëjë publike.

Pra ju po thoni se interesi i vetëm i prokurorisë ishte mbulimi i trafikut të drogës?

Kjo bindje më është krijuar nisur nga bisedat me prokurorët e çështjes gjatë seancave të pyetjeve. Aty më është përmendur edhe burgu apo edhe rrëziqe të tjera ndaj të cilave sipas tyre unë isha i ekspozuar. Kishte një tendencë të prokurorëve për t’më detyruar të shkelja mbi parimet dhe etikën profesionale. Këtë gjë nuk e kam pranuar dhe mbas refuzimit tim të vazhdueshëm më është bërë e qartë se ndaj meje do kishte represion nga aparati shtetëror që po përdor si mashë Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas jush masa e sigurimit të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ishte suprize?

Siç e thashë edhe më sipër, për mua misioni i Prokurorisë ishte i qartë: Duhej nxjerrë i pastër nga kjo histori Agron Geron Xhafa bashkë me të vëllain Ministër të Brendshshëm dhe duhet të ndëshkoheshin ata që denoncuan. Kjo është taktikë e përdorur dikur nga Sigurimi i Shtetit, që z.Xhafaj i njeh mirë dhe që fatkeqësisht po përdoren rregullisht për të mbyllur gojën e çdo gazetari që tenton të denoncojë lidhjet e krimit me qeverinë. Mjafton të përmendim disa raste konkrete si për shembull kolegu Telnsi Skuqi i cili denoncoi trafikun e drogës me avion dhe u kërcënua bashkë me familjen ç’ka e detyroi të largohet nga Shqipëria, pasi nuk ju ofrua asnjë mbrojtje nga institucionet. Po ashtu kolegu tjetër, Basir Çollaku i cili denoncoi lidhjen e Ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës u kërcënua dhe anatemua nga institucionet të cilat gjithashtu nuk i ofruan asnjë mbrojtje. Pak kohë më parë banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri automatiku dhe institucionet nuk kanë zbardhur ende ngjarjen. Rasti më i freksët është ai i Fushë Krujës, ku një pjesë e medias u bë bashkë me qeverinë për të mbrojtur zyrtarët e denoncuar nga oficeri i policisë dhe duke lënë në mëshirë të fatit një punonjës të shtetit si Emilano Nuhu dhe viktimën e kësaj ngjarje, vajzën jetime.

Përballë një qëndrimit të tillë të Prokurorisë, cili do jetë reagimi juaj? Çfarë hapash do të ndiqni në vazhdim?

Fillimisht do respektoj vendimin e institucioneve shtetërore. Më pas do ndërmarrim disa hapa ligjorë, duke nisur nga kërkesa për publikimin e tabulateve telefonike të prokurorëve të çështjes, të cilët ndoshta mund të kenë komunikime me persona në kërkim apo me emisarë të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  Si dhe do të kërkojmë gjithë dokumentacionin që disponon prokuroria, duke përfshirë ekspertizën e audio-përgjimit. Më pas, audio-përgjimi që ka patur prokuroria në dispozicion do t’i dërgohet për ekspertim të njëjtit laborator ku është bërë ekspertiza për llogari të Prokurorisë. /Hashtag.al.

Tags: babalejetmir olldashi
Previous Post

Tifozët anglez të papërmbajtshëm, i hedhin lodër seksi arbitrit

Next Post

“Votat do të vazhdojnë të vidhen”

droni

droni

Next Post
“Votat do të vazhdojnë të vidhen”

"Votat do të vazhdojnë të vidhen"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.