Është bërë publike padia e depozituar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se padia ka të bëjë me ngjarjen e fundit, atë të ish-nënkomisarit Emiljano Nuhu dhe bërja publike e një skandali ku përfshihen deputetët e tij.
Sipas dokumentit, kallëzimi mban datën 3 tetor 2018 dhe grupet parlamentare të PD dhe LSI përfaqësohen nga kryetarët respektivë Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
I kallëzuar është kryeministri Rama, të cilin opozita e akuzon për veprat penale: “Kanosje për shkak të detyrës”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “kanosje për të mos kallëzuar”.












