Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, me pasojë plagosjen e një çifti të moshuarish.
Një autobus i linjës Berat-Tiranë ka goditur motorin me të cilin udhëtonte çifti.
Të dy të moshuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Beratit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 10:15 tek Ura e Goricës mjeti Autobus me drejtues shtetasin P.Sh, 24 vjeç u përplas me një motor tip Yamaha me drejtues shtetasin N.Gj, 66 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë u dëmtuan shtetasi N.Gj dhe bashkëshortja e tij shtetasja B.Gj, 59 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.











