Rudina Magjistari rrallë herë ndan me ndjekësit e saj foto nga jeta e saj private. Në shumicën e postimeve të saj në rrjetet sociale, Rudina shihet të postojë foto gjatë emisionit të saj apo të të ftuarëve.
Por ky është rasti, kur Rudina kthen vëmendjen e të gjithëve tek jeta e saj private. Ajo së fundmi ka postuar një foto të bashkëshortit të saj duke bashkangjitur dhe disa fjalë të ndjera.
“Dashuria e jetës sime. Shoku im më i mirë”,-shkruan ajo.
Rudina Magjistari ka disa vite që është e dashuruar. Rudina dhe Xhaviti janë prej vitesh të martuar dhe janë bekuar me një vajzë të quajtur Mia.














