‘Më pranë qytetarëve, me biçikleta’. Kështu duket të jetë nisma e policisë së Kukësit për të ardhur më pranë qytetarëve.
Policët me biçikleta do ti shohim tashmë edhe në rrugët e Kukësit.
Suedia e ka mbështetur policinë e Kukësit në këtë nismë duke u dhuruar 10 biçikleta për këtë komisariat në kuadër të projektit Policimi në Komunitet.
Projekti suedez i policimit në komuniteti i dhuroi 10 mjete profesionale policisë lokale që do tu shërbejnë për të qenë më afër qytetarëve!
Drejtori i Policisë, Zef Laska, u shpreh se punonjësit e policisë do të gjenden sa më pranë qytetarëve në kohën e duhur dhe vendin e duhur, me qëllim që tu ofrojnë shërbimin më të mirë të mundshëm qytetarëve.
Ndërsa drejtuesit e projektit premtuan se mbështetja për policinë e Kukësit do të vijojë, duke thënë se do të ndërhyjnë në pjesën që i takon dhunës në familje dhe të miturve për rikonstruksionin dhe pajisjen e dhomës së intervistimit sipas standardeve.











