Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë shumë shpejt një paketë antishpifje pas akuzave të opozitës mbi maxhorancën dhe atë vetë për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS.
“”Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje👊”, shkruan Rama.

Kjo është hera e dytë që Rama përpiqet të penalizojë shpifjen nga mediat, një masë që u përjashtua nga kodi penal disa vite më parë.
Rama udhëhoqi fushatën për të fshheur dhunën ndaj vajzës 25 vjecare nga Fushë –Kruja.











