• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ilaçet në farmacinë e shtetit në QSUT janë të skaduara

droni by droni
1 October, 2018
in Kronika
0
SKANDAL/ Ilaçet në farmacinë e shtetit në QSUT janë të skaduara
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se rreth 93 për qind e medikamenteve që gjenden në farmacinë qendrore të QSUT-së janë të skaduara-dëm i cili u akumulua vit pas viti në 447 milionë lekë, ndërkohë që qindra pacientë vuajtën pasojat e mungesës së barnave.

Nga Sebi Alla-BIRN

Të paktën katër herë në vit, Fatjon Mara, 43 vjeç, mbërrin në Spitalin Pediatrik në Tiranë me pyetje që e mundojnë. I biri u diagnostikua me një sëmundje kronike gjaku gjashtë vite më parë dhe prej asaj kohe, jeta e të dyve ndahet mes shtëpisë dhe spitalit.

‘Im bir kërkon trajtim të paktën katër herë në vit. Ndonjëherë sëmundja kryesore i shkakton edhe çrregullime të tjera dhe detyrohem të kaloj deri në dy javë në pavionë të tjerë,’ tha Mara për BIRN.

Luhatjet në shëndetin e të birit përbëjnë shqetësimin kryesor për Marën. Por krahas tyre, 43 vjeçarit i është dashur shpesh të vrasë mendjen nëse në spital do të gjente ilaçet e duhura apo nëse trajtimi i radhës do ta përmirësonte jetën e të birit.

Në gjashtë vitet e terapisë intensive, ai pohon se nuk kanë qenë të rralla rastet kur ka vrapuar drejt farmacisë me recetë në dorë.

‘Ilaçe ka pasur kohët e fundit, por në të paktën gjashtë vite që e trajtoj intensivisht, jam detyruar disa herë t’i blej shtrenjtë në farmaci,’ tha Mara për BIRN.

Mungesa e medikamenteve mjekësore është një ndër shqetësimet kryesore të qindra pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe një ‘gangrenë’ e vazhdueshme e sistemit shëndetësor në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit.

Megjithatë,  ‘një mal’ me ilaçe të skaduara u ngrit vit pas viti në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, ndërkohë që të sëmurët po vuanin pasojat e mungesave të tyre.

BIRN siguroi një raport inventari të medikamenteve që gjendeshin në farmacinë qëndrore të QSUT-së deri më 9 maj 2018 dhe i përpunoi të dhënat, pasi i hodhi ato në një databazë.

Analiza e përftuar tregon se rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore janë të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët.

Medikamentet që gjenden në QSUT u përkasin viteve 2012-2018 dhe kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro]. Nga këto, ilaçe me vlerë kontabël 447 milionë lekë rezultojnë të skaduara dhe vetëm 34.7 milionë brenda afatit të përdorimit.

Grumbullimi i stokut të madh të ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH. Në dy raporte auditi për vitet 2014 dhe 2015, KLSH konstatoi se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare dhe fajësonte për këtë keqmenaxhimin, por edhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi arsyet e krijimit të stokut në farmacinë qëndrore si dhe dëmin e dyfishtë të shkaktuar ndaj pacientëve dhe buxhetit të shtetit.

Në një përgjigje me shkrim, QSUT pretendoi se trajtimi i kërkesës për të drejtë informimi kërkonte afat kohor të gjatë dhe të paparashikueshëm për t’u përpunuar, si dhe burime njerëzore shtesë, për shkak të dokumentacionit voluminoz.

Tags: ilace te skaduaraqsutskandal
Previous Post

Gjosha: “Pse policia e shtetit fshehu ngjarjen, provat gjatë gjithë këtyre muajve?”

Next Post

Messi “sulmon” Barcelonën: Mos prisni gola vetëm nga unë

droni

droni

Next Post
Messi “sulmon” Barcelonën: Mos prisni gola vetëm nga unë

Messi "sulmon" Barcelonën: Mos prisni gola vetëm nga unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.