Situata e zjarreve në Shqipëri nuk po arrin të qetësohet dhe të neutralizohet.
Së fundmi mësohet për një tjetër zjarr të rënë në Fushë-Arrëz, ku situata me këtë zjarr ka dalë jashtë kontrollit.
Zjarri ka rënë në sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.
Disa përfaqësues të Bashkisë kanë bërë apel për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët po iu afrohen shtëpive të banimit.
Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë shprehur për BallkanWeb, ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.












